Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka zbuluar dy medikamentet mjaft të thjeshta, që gjenden në shtëpinë e çdonjërit prej jush, me anë të të cilave kaloi dhimbjet dhe temperaturën që i solli koronavirusi. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, teksa shprehu gjithçka që përjetoi pas infektimit, Brataj tha se kishte pirë aspirinë dhe tachipirinë.

“Të dielën kisha temperaturë të lartë, kollë dhe dhimbje në të gjithë trupin. Sikur më kishte rrahur njeri. Sot siç e shihni jam më mirë. Dhimbjet nisin gradualisht. e kalova vetëm me aspirinë dhe tachipirinë,”– tha Brataj.

Të dy këto medikamente kanë në përbërje qetësuesin mjaft të thjeshtë, paracetamolin. Por po të kthehemi vetëm pak javë më parë, Brataj ishte i pari që këshilloi njerëzit të pinin Brufen në rast se do të kishin simptoma të Covid-19, deklaratë kjo që solli edhe perplasjen me mjekun Ilir Allkjan. Mjeku Ilir Allkja, i cili tashmë është shkarkuar, hodhi poshtë këshillat e Drejtorit të Urgjencës, Skënder Bratajt, teksa shkroi se Brufeni, të cilin Brataj e këshillon për ulje temperature, nuk duhet përdorur nga të infektuar me COVID-19, pasi rëndon gjendjen e tyre shëndetësore.