Komisioni për Ekonominë dhe Financat, miratoi sot Aktin Normativ “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Ky akt ka si qëllim jo vetëm faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, por dhe kthimin e lejeve/licencave dhe të mjeteve të bllokuara, në zbatim të ketyre masave administrative.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, njëkohësisht koordinator në luftën kundër COVID-19, Arben Ahmetaj informoi se, marrja e kësaj nisme vjen si pasojë e ndryshimeve që Kuvendi i Shqipërisë bëri së fundmi në Kodin Penal

“Kodi Penal parashikon sanksione penale me gjobë ose burgim në rastet e moszbatimit ose kryerjes së veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative”, tha Ahmetaj///