//SARANDE, 25 Mars,Radio SARANDA// Krahas  frikës nga COVID-19 që po përjetojnë banorët në fshatra të minoritetit  grek në Bashkinë e Finiqit,, tani  u duhet të përballojnë edhe frikën nga vjedhjet.dhe grabitësit e natës.

Një seri grabitjesh kanë ndodhur gjatë kohëve të fundit në disa fshatra të kesaj bashkie si në Krane, Finiq, Dhivër etj,.

I pyetur për këto grabitje të cilat shpesh shoqërohen edhe me kërcënimin e jetës së pronarëve të shtëpive, sic ishte rasti I ditëve të fundit në familjen Fani në Finiq, kryetari I bashkisë Kristo Kiço tha për Radion “Saranda” se “Krahas shqetësimit për masat kundër kronovurisit, tani ,  në duhet të përballemi edhe me  krimin e grabitjeve dhe vjedhjeve në disa fshatra. “

Sipas tij , megjithë punën e postës së policisë në Livadhja, ,duhen kapacitete më të  mëdha për të siguruar qetësinë dhe sigurinë e banorëve në 58 fshatrat e Finiqit, ku aktualisht dominojnë moshat e treta për shkak të  emigrimit .

Kiço vuri në dukje se I ka kërkuar një takim Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj , në një moment të përshtatshëm për të diskutuar pikërisht , masat për  sigurinë e jetës dhe pronës së banorëve .///R-SR///