SARANDE, 07 Maj-Radio “Saranda”//- U zhvillua sot në Sarandë takimi i Shoqatës së biznesit turistik me kryebashkiakun,  Adrian Gurma.

 Në klimën e problematikave të diktuara nga pandemia e covid-19, në mesditën e së enjte,s  takimi i shoqatës së biznesit turistik me zotin Gurma fokusoi nje varg ceshtjesh te akumuluara  gjate kesaj periudhe dhe adresoi disa prej tyre per zgjidhje ne nivel lokal dhe te ministrive te linjes per te aksesuar Saranden ne kushte te sigurta  nga turiste vendas dhe ata te huaj qe pritet te vijne ne fillim te muajit qershor.

Kreu I bashkisë Gurma e vlerësoi të rëndësishëm takimin dhe u ndal në disa moment thelbësore të bashkëpuimit bashki-biznes turistik.

Ai apeloi thirrjen: eja pushoni në Sarandë sepse kete vit, perla e turizmit shqiptar, ofron çmime më të ulëta dhe markën e sigurisë.

Gurma trajtoi në bashkëbisedimin me përfaqësuesit e hotelerisë dhe shërbimeve të tjera turistike një varg problematikash me interes në ecurinë dhe zhvillimeve turistike në kohë pandemie.

Kryebashkiaku kërkoi që më punën e të gjithëve Saranda të jetë edhe një markë sigurie përvecse njihet si perla e turizmit në Shqipëri 

Draftprotokolli I ministrive të linjës , ofrimi nga bashkia  I plazheve tradicionale të Sarandës pa pagesë, mundësia e rishikimit të disa tarifave vendore  si dhe tërheqja e sugjerimeve  për t’i adresuar më tej në Ministrinë e Turizmit , etj.,  ishin disa nga ceshtjet që trajtoi kryetari I bashkisië Gurma dhe perfaqesuesit e biznesit turistik në takimin në Sarandë.

Në këtë takim e morën fjalën dhe shtruan disa sugjerime konkrete disa nga pronarët te  hoteleve dhe bizneseve të tjera turistike si Dhimitraq Lapa, Kastriot Pepkolaj ,Astrit Zejno, Asrit Sulozeqa, Shkelqim Beqo, Vinjola Cakalli, etj,.

Ulja e disa tarifave vendore, standartizimi i sherbimeve ne plazhe ne kushtet e siperfaqeve te limituara te tyre ne kete bregdet, adresimet ristrukturimin e  shume kredive te marra nga biznesi i hotelerise turistike, etj, ishin disa, nga ceshtjet e  ngritura ne diskutimet e takimit te mesiperm.

Bashkia eshte aleati juaj dhe do ju gjendet prane ne cdo problematike qe do te keni-,.tha Gurma ne takimin e se enjtes me biznesit turistik te Sarandes.///