/ATSH/ Në bashkinë e Sarandës vijon operacioni humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë dhe të moshuarve që jetojnë vetëm, ku deri më sot janë shpërndarë 407 paketa ushqimore.

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, tha për ATSH-në se  deri tani janë shpërndarë 407 pako me ndihma, ndërkohë që po vazhdon shpërndarja e ndihmave te kategoritë në nevojë dhe pensionistët e vetmuar”.

Gurma tha për ATSH se “gjithashtu jemi pranë çdo të moshuari duke iu shpërndarë në shtëpitë e tyre ndihmat, por pa harruar të trajtojmë edhe disa qytetarë të vetmuar dhe pa asnjë të ardhur financiare”.

“Janë asistuar në banesë me shërbime (blerje ushqimesh,barna mjekësore) 231 pensionistë të vetmuar, ndërsa janë shpërndarë në banesë 4309 pensione”, – theksoi Gurma për ATSH-në.

Sipas tij, shpërndarja e ndihmave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim duke aksesuar çdo qytetar nga kjo shtresë dhe për këdo që do të ketë nevojë.

Për sa i përket dezinfektimit kryebashkiaku Gurma tha se “kemi dezinfektuar rrugët, vendqëndrimet e kontenierëve të mbetjeve urbane dhe çdo hapësire publike në qytet. Këtë aksion do ta vijojmë edhe në ditët në vijim në të gjitha lagjet dhe rrugët e Sarandës”//R-SR//