“Lasgushi” sjell nga Turqia pajisje mjekësore, Rama: Po ngarkohen armët e mbrojtjes së jetës për pacientët dhe mjekët/

=ATSH/ Avioni i kompanisë ajrore Air Albania, ‘Lasgushi’ ka transportuar materialet mjekësore për të ardhur drejt Tiranës për përballimin e koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama pas mesnate, i cili ka publikuar edhe foto gjatë ngarkimit të avionit me mjete mbrojtëse nga aeroporti i Stambollit për të sëmurët me COVID-19, por edhe për mjekët të cilët duhet të përballen në radhët e para me koronavirusin.

“LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMËT E MBROJTJES SË JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË”, shprehet Rama.