Destinacione Turistike

Manastiri i Shën Nikollës

 

Manastiri i Shën Nikollës është një monument kulturor i Shqipërisë, i ndërtuar në shekullin 12-13. I pozicionuar në Mesopotam, në një kodër midis 2 degëve të lumit Bistricë, ky manastir është një kishë e madhe dhe unike. Blloqet e mëdha të bardha në bazamentin e strukturës së Kishës i përkasin periudhës Para Kristiane. Në këto blloqe ka dhe skulptura të kafshëve mitike. Rrënojat e murit të kompleksit janë më të hershme se kisha e cila ndodhet në qendër.