/ATSH/- Mbrëmjen e së shtunës mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, fluturimi i parë i riatdhesimit të 112 bashkëqytetarëve tanë nga Roma, të bllokuar në Itali pas ndalimit të hyrjeve daljeve nga vendet e tjera, në Shqipëri si masë kundër përhapjes së COVID-19.

Kristlen Keri, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil, bën të ditur se, stafi mjekësor në aeroport kreu procedurën e kontrollit të tyre.

“Gjithashtu, secili prej tyre ka plotësuar formularët e vetëdeklarimit dhe do të kalojnë 14 ditë në vetëkarantinim të monitoruar çdo ditë nga Policia e Shtetit. E njëjta procedurë do të ndiqet për të gjithë fluturimet e riatdhesimit”, – shprehet Keri.//R-SR//