COVID-19. Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht në Kakavijë dhe Qafë Botë, si edhe Kapshticë për arsye të parandalimit të COVID-19, duke filluar prej orës 13:00, nuk do të lejohet të hyjë për në Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre që kanë leje qëndrimi të përhershme në Greqi.  Në pikat e kalimit me Greqinë do lejohen vetëm kamionët.

Sipas njoftimit të publikuar sot nga Policia, “Policia Kufitare, bën me dije se edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti, si dhe aeroporti i Ohrit janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla, autobusëve dhe udhëtarëve, ndërsa Qafë Thana vijon lëvizja normalisht”.

Sipas ATSH-s,Policia Kufitare në njoftimin e saj “kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë”.