Ilir Meta pasi ka marrë malet e jugut dhe juglindjes me radhë, është kthyer në Tiranë.

Ai ka vazhduar me thyerjen e karantinës dhe është shfaqur në një restorant (këto të fundit ligjërisht janë mbullur dhe më 18 maj parashikohet të rihapen), duke drekuar me Sali Berishën. Fotot janë publikuar nga Çlirim Peka, që ka qenë prezent në drekë. Tema e bisedës në këtë drekë, nuk është e vështirë të imagjinohet: Si t’ia bëjnë që të rrëzojnë Edi Ramën.///