Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi është duke u kujdesur për higjienën personale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot disa këshilla për t’u mbrojtur nga infeksioni i COVID_19.

✅ Mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur apo letër higjienike kur kolliteni dhe teshtini;
✅ Hidhni çdo letër higjienike të përdorur në një kosh të mbyllur;
✅ Pastroni duart me larës të lëngshëm me bazë alkooli ose sapun dhe ujë pas kollitjes ose teshtitjes dhe kur ofroni kujdes shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit COVID-19 rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenjë klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

Lidhur me simptomat e një personi të infektuar me koronavirusi, Ministria sqaron se “simptomat varen nga virusi, pro shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje”.

“Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficencë të veshkave, madje edhe vdekje”, thuhet në njoftim. /m.m/