= Nga Intervista e Radios me Myftiun e Sarandës, Bledar Mulla =

/SARANDE. 08 Prill-Radio “Saranda// Si funksinojnë institucionet fetare të fesë myslimane në Sarandë..Si funksionon xhamia që frekuentohej nga  praktikantët myslimanë? Masat e marra aktualisht për mospërhapjen e virusit të rrezikshëm për të ruajtur jetën e njerëzve, sipas Myftiut të Sarandës Bledar Mulla, janë plotësisht me synimet e fesë, me synimet e Islamit, pasi një nga synimet kryesore të tij është ruajtja e jetës dhe mirëqënies së njeriut.

 

“Përveç ritulit të përjvshëm  për paraqitjen në xhami si dhe ditën e xhuma e cila është më kryesorja, ne jemi edhe në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit që fillon më 24 prill.

Por ne shpresojmë ta kemi kaluar këtë sprovë.

Po edhe nëse nuk ka ndryshim të situatës ,secili, do të vazhdojë  me të njejtin system, duke pezulluar tubimet që bëhen në Muajin e Ramazanit   dhe duke agjëruar gjthsecili në mënyrë individuale në shtëpinë e tij”.- u shpreh Mytiu i Sarandës,- 

Sipas tij, “Kjo sprovë i ka prekur të gjithë jo vetëm besimtarët myslimanë. Sa i përket mesazhit, Muftiu Bledar Mulla theksoi se “Duhet të kemi durim për ta kaluar këtë situatë dhe optimizëm.

Sado që do të zgjatë jo situatë, do ta kalojmë me ndihmën e Zotit dhe masat paraprake që janë marrë nga organet përkatëse. Duhet që në këto moment të jemi solidarë me njeri-tjetrit. Një moment kur merr me shumë vlerë ndihma ndaj nevojtarëve. T’u gjendemi pranë njerëzve në nevojë dhe të jemi afër njeri-tjetrit.”

Në fud të intervistës për Radion “Saranda” Myftiu I Sarandës theksoi:

” Mirënjohe për të gjithe njerëzit që angazhohen për shëndetin tonë, sigurinë tonë , informimin tonë duke përfshirë këtu, edhe, njerëzit e rendit dhe ju, njerëzit e  medias.///R-SR//