/14/04/2020// Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare aktorja e mirënjohur franceze Patricia Millardet. Ajo vdiq pas një sulmi në zemër (infarkti) në spitalin San Camillo në Romë këtë pasdite.

Në Itali, ku jetonte nga fundi i viteve 1980, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo, ajo u bë e njohur për publikun e gjerë pas interpretimit të rolit të prokurores kurajoze dhe të pakorruptueshme Silvia Conti në “Oktapod”,seriali i luajtur nga Michele Placido në rolin e komisar Cattani, midis viteve 1989 dhe 2001.Ky rol i dha asaj popullaritet të madh jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri. Ajo ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e komisarit, heroi i historisë, i vrarë nga mafia. Por që nga ai moment heroina ishte bërë vetë ajo.

Në karrierën e saj artistike ajo luajti në shumë prodhime filmike dhe televizive.

Popullaritetin më të madh e pati me serinë e La Piovra në Rai 1.

Portretet e Silvia Kontit  dhe Komisar Katanit,ne filmin serial La Piovra ne RAI 1, sillnin ne publikun italian dhe ate europian  nje loje realiste dhe karaktere te forta te njerezve te drejtesise  qe simbolizohen edhe sot e gjithe diten, me figuren e shquar te prokurorit antimafia,  Giovani Falkone//R-SR///