Kuriozitete

NË BASHKINË E SARANDËS ZYRA E POLITIKAVE DHE E NDIHMES SOCIALE, FORMATOHET NË NIVELIN E NJË DREJTORIE.

=SARANDE, 07 Mars/Radio Saranda/ Në bashkinë e Sarandës Zyra e Politikave dhe e Ndihmës Sociale, nga sot formatohet në nivelin e një drejtorie, duke fokusuar kështu  prioritetet ndaj këtyre çështjeve.

Burime zyrtare bënë të ditur për Radion “Saranda” se ne  krye të kesaj drejtorie, kryetari i bashkisë  Adrian Gurma ka emëruar Anila Pikulin, deri dje përgjegjëse e zyrës,. së politikave dhe ndihmës sociale..

Pikuli , është  vleresuar deri më sot edhe nga opinion i qytetarëve për përkushtimin dhe aftesinë e saj

Ende priten të tjera ndryshime strukturore në këtë instituicion, për të rritur performancën dhe produktin e shërbimeve ndaj komunitetit.Vetëm disa muaj më parë kreu i Bashkisë Gurma, bëri të ditur se së shpejti do të krijohet drejtoria e turizmit, si një nga sektorët më të rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejt me strategjinë e kësaj bashkie//R.SR//. .