/SARANDË, 05 Maj-Radio”Saranda”// Sot paradite më 5 Maj, në  ditën e  dëshmorëve të kombit, në varrezat e të rënëve në Sarandë bashkia e Sarandes ne bashkepunim me shoqatat e veteraneve dhe familjeve te deshmoreve, ka organizuan homazhe ne nderim te vepres se deshmoreve te lurise.

Ndryshe nga vitet e tjera, homazhet kane qene të reduktuara për shkak të Covid-19.

Në lapidarin kushtuar dëshmorëve janë vendosur kurora me lule nga zyrtarët vendor: kryetari I bashkisë Adrian Gurma, kryetari I këshillit bashkiak Asaf Stroka, etj,.

Kurora janë vendosur edhe nga Shoqata e familjeve të dëshmorëve, ajo e pasardhësve të veteranëev të luftës NCÇL , Shoqata “Laberia”. etj,.

Kurore me lule  te monumenti I luftwtarit partizan wshtw vendosur edhe nw emer tw deputetit Alket Hyseni.

Në këtë ceremoni perkujtimore për të rënët, ka bere homazhe  dhe ka vendosur kurorë në emër të institucionit të përfaqëson edhe prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj.

Ceremonia për nderim në të rënëve në ditën simbolike të dëshmorëve ka përfunduar me përuljen para monumentit të dëshmorëve dhe fjalët:

“Të paharruar! E paharruar vepra e tyre!”

Ndryshe nga vitet e tjera, në axhendën tradiciale të   ceremonisë , nuk është përfshirë homazhi nëpër rreshtat e varreve të të rënëve dhe as vizita në Dhomën e Memories , në varrëzat e dëshmorëve të lirisë në Sarandë.