Ditën e hënë, me 27 prill do t’i shtohen listës së bizneseve të hapura edhe disa biznese të tjera.

Megjithatë, janë disa biznese që nuk do të hapen në planin afatshkurtër dhe mund të jenë të fundit në listë.

Në komunikimin live në Facebook, Edi Rama përmendi bizneset që nuk do të hapen. Bëhet fjalë për klinikat dentare, baret, restorantet, sallonet e berberëve dhe parukeritë.

Këto biznese futen tek kategoria e tretë me riskun më të lartë të përhapjes së koronavirusit. Rama tha gjithashtu se edhe ne vendet e tjera të Europës dhe të BE këto kategori biznesi karakterizohen rriskuese për popullatën.

“Dentistë, parukeri, berberë, bare, lokale, restorante janë me riskun më të lartë. Këto biznese nuk do të hapen askush. Edhe Kosova po kalon një situatë jo të lehtë, por për fat të mirë kemi numra që nuk na kërcënon sistemin shëndetësor”, tha kryeministri Rama.