Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje sot të gjithë qytetarëve që përfitojnë nga pagat e luftës, që të refuzojnë t’i japin punëdhënësit para për sigurimet shoqërore.

“Kjo paketë nuk përmbledh detyrimin e punonjësve për të paguar sigurime shoqërore. Ato janë detyrim i punëdhënësve. U them të refuzojnë kërkesën e punëdhënësve për të dhënë kontribut për sigurimet shoqërore. Kjo është detyrë e punëdhënësve, jo e punonjësve”, tha Kryeministri.

Ai theksoi se “paketa e dytë është më e madhja në rajonin tonë”. “Këtu nuk diskutojmë me fjalë por me fakte dhe me kontribute në raport me PBB-në. Kemi dhënë 3 paga lufte, pagë minimale, nuk mund të jenë maksimale ndërkohë një pjesë e punonjësve janë kthyer në punë. Po kështu dhe paketa e dytë me 400 mijë lekë direkt në dorë për 176 mijë njerëz që i shtohet pagës së luftës për 61 mijë njerëz. Bëhet fjalë për individë që në të shumtën e tyre janë kthyer në punë apo do të jenë në punë javën e ardhshme”, tha Rama.

Sot që flasim, ai tha se janë paguar nga paketa e parë 58 708 persona dhe mbeten edhe një numër i vogël për t’u paguar dhe paketa e parë është 60729 individë”.