/18/04/2020//Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi dje lirinë e pensionistëve për të dalë nga banesa, por me disa kushte, mengjesin e sotëm rrugët e qyteteve të vendit u pushtuan prej tyre.Në Tiranë pensonistë dolën rrëgëve të kryeqytetit duke shijuar lirinë dhe ajrin e pastër dhe rrezet e diellit.

Disa prej tyre shprehen se vendimi për të dalë i ka çliruar, pasi izolimi ishte shumë i vështirë, por kjo bëhet edhe për shëndetin e tyre.

Në Fier pensionistët kanë pritur me padurim lejen për dalje të ditës së sotme, të vendosur nga qeveria ditën e djeshme. Shumë prej tyre kanë ‘zaptuar’ qendrën e kryeqytetit dhe lulishtet, të cilat nga videot duket të mbipolluara.

Edhe në Shkodër ashtu si shumë qytete të tjera pensionistët kanë dalë për të shfrytëzuar orarin e lëvizjes së vendosur nga qeveria. Të shumtë janë ata të cilët të favorizuar edhe koha perfekte e stinës së pranverës kanë mbushur rrugët duke bërë ecje. Siç duket edhe nga videot në Shkodër ditën e sotme koha favorizon daljen nga shtëpia, sidomos të pensionistëve që prej një muaji po qëndronin në shtëpi si pasojë e masave të marra për koronavirusin.

Vendimi i qeverisë për leje dalje të pensionistëve është shfrytëzuar në maksimum nga këta të fundit në qytetin e Vlorës. Pensionistët kanë mbushur rrugët e qytetit bregdetar duke bërë ecje, të cilat u mungonin prej shumë kohësh. Në rrugë në raste shumë të rralla mund të vësh persona të tjerë përveç kategorisë së pensionistëve.

Një pensioniste në Vlorë shprehet: “Hera e parë sot, kemi dalë për një shëtitje me plakun se kemi kohë brenda. Orari është shumë i mjaftueshëm, faleminderit shtetit, faleminderit Edi Ramës. Janë shumë të drejta vendimet e qeverisë se është kohë lufte. Jemi të ndërgjegjshëm se kjo është për të mirën tonë.”

Edhe në Lushnje pensionistët kanë shijuar liridaljen. Dhjetëra të moshuar kanë shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të dalë kryesisht në ambientet e gjelbërta lulishtet e qytetit duke mbajtur distancë nga njëri tjetri, ndërsa në raste sporadike nuk është respektuar rregulli. Gjithçka tjetër e mbyllur dhe ne qetësi të plotë.

Të moshuarit në Sarandë, nisur edhe nga dita e bukur sot, po shijojnë orët e lirisë deri në 11:00 që qeveria u dha dje. Në qytetiN bregdetar ku pensionistët të shoqëruar jo më shumë se një tjetër person kanë bërë xhiron në shëtitoren buzë detit./R-SR//