Një rast i pazakontë, por kuptimplotë referuar situatës që Italia po kalon.

Papa Francesku është parë sot rrugëve të boshatisura të Romës duke udhëtuar në këmbë.

Ati i Shenjtë mësohet të ketë vajtur në Bazilikën e Santa Maria Maggiores, për t’u lutur që pandemisë t’i vijë fundi sa më parë.

Lajmi u konfirmuar nga zyra e shtypit të Vatikanit.

“Papa shkoi fillimisht në Sata Maria Maggiore dhe më pas edhe në kishën e San Marcello al Corso” – thuhet në njoftim.