Gjobë 700 mijë lekë për tre persona në Dibër, Durrës dhe Pogradec, të cilët ndonëse kishin ardhur nga zonat e prekura me koronavirus, nuk ishin vetëkarantinuar në shtëpi, por lëviznin të lirë. Ndërkohë që tre shoferë të tjerë në Durrës janë ndëshkuar se lëviznin me makinë pa autorizim, duke iu marrë patenta për 3 vite. Gjithashtu është ndëshkuar edhe një pronar lokali që vijonte ta mbante të hapur biznesin e tij, duke thyer urdhrin. Sipas aktit normativ ai gjobitet me 2 mln lekë. ///R-SR///