/-4/05/2020/ -Të dielën, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje qeverive në gjithë botën që të garantojnë sigurinë e gazetarëve gjatë pandemisë COVID-19.

“Ndërsa pandemia përhapet, ajo ka shkaktuar një pandemi të dytë, atë të keqinformimit, nga këshillate dëmshme shëndetësore tek teoritë e dëmshme të konspiracionit. Media ofron antidotën ndaj kësaj vale: lajme dhe analiza të verikuara, shkencore, mbështetur në fakte”, tha zoti Guterres në një videomesazh të dielën.

“Por që kur lloi pandemia, shumë gazetarë po bëhen objekt i shtimit të kuzimeve dhe ndëshkimeve, për arsyen e vetme se po bëjnë punën e tyre”, tha ai.

Kombet e Bashkuara e pranojnë se është e nevojshme që të kuzohet udhëtimi për të luftuar virusin, por tha se masat shtrënguese “nuk duhet të keqpërdoren” që të pegojnë gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Të paktën 55 punonjës të medias në 23 vende kanë vdekur që nga 1 marsi, për shkak të pandemisë, sipas Fushatës për Mbrojtjen e Shtpypit në Gjenevë.
Zëri i Amerikës po ndjek censurën dhe shkeljan e lirive të shtypit të lidhura me COVID-19///