/20/04/2020/ Nëpërmjet platformës “e-Albania” zgjidhet edhe problemi i lejes për automjet për ata që kanë orar vajtje-ardhjeje në punë të ndryshëm nga dy fashat kryesore orare.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se, gjithashtu zgjidhet ky problem edhe për ata që duan të shkojnë në punë me këmbë.

Rama është shprehur se, “www.e-albania.al zgjidh edhe problemin e lejes për automjet për ata që kanë orar vajtje-ardhjeje në punë të ndryshëm nga dy fashat kryesore orare, si edhe për ata që duan të shkojnë në punë me këmbë”.

Por Rama bën thirrje për kujdes, pasi “autorizimet e marra me e-mail më parë për lëvizjen me automjet për punë, duhet të rikonfirmohen gjatë javës në www.e-albania.al, sepse javën e ardhshme ato nuk do jenë më të vlefshme”./R-SR///