Nga data 20 prill shuma 40.000 lekë do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë individëve të përfshirë në paketën e zgjeruar të ndihmës dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama duke folur për paketën e zgjeruar që mbështet me një pagesë direkte 40.000 lekë (400usd) 176.000 mijë familje.

“Paketa e zgjeruar mbështet 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve; 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës; 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit”, tha Rama.

Ai theksoi se “me konsolidimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit”. //R-SR///