Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se qeveria po harton një tjetër paketë mbështetëse fokusuar kryesisht te biznesi i vogël.

Në një prononcim për media, Denaj tha se paketa sërish fokusohet te biznesi i vogël për të mbështetur kryesisht individët me të ardhura të ulëta, që u goditën nga masat shtrënguese të qeverisë për të frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19.

“Po bëhemi gati të prezantojmë javën që vjen një paketë mbështetëse të zgjeruar kryesisht për biznesin e vogël. Ne përsëri fokusohemi të individët me të ardhura të ulëta që janë goditur nga kjo situatë, pavarësisht nëse biznesi i tyre ka qenë i hapur apo jo”, u shpreh ministrja Denaj.

Ministrja theksoi se në fokus të qeverisë është edhe biznesi i madh.

“Ne jemi duke punuar që edhe biznesi i madh të ketë një rritje të mbështetjes. Fondi i garancisë që ne kemi vënë në dispozicion mund të zgjerohet, duke I dhënë mundësinë biznesit të madh që të përdorë fondin e garancisë, jo vetëm për paga, por edhe për kapitalin qarkullues”, deklaroi ministrja.//R-SR///