PANAIRI I SUVENIREVE TURISTIKE 2019, NE DITEN E TIJ TE DYTE
Radio Saranda
Kjo dite nisi ne “Grand Arena”, me ceremonine e vleresimit me çertifikata dhe çmime per pjesemarresit dhe per prurjet me te mira ne Panairin 2019, si dhe me ceremonine e prerjes se tortes te Panairit. Ne kete ceremoni mori pjese edhe Kryetari i Bashkise se Sarandes, Adrian Gurma, i cili duke prere simolikisht torten e Panairit 2019, i falenderoi pjesemarresit per perfshirjen ne kete event. Ai tha se Panairi eshte aset per Bashkine e Sarandes dhe nje kontrbut i vleresuar per shoqerimin e sezonit veror me veprimtari te tilla, pasi promovojne mbajtjen gjalle te tradites artizanale dhe Saranden si destinacion turistik. “Tete edicionet radhazi si dhe hapesira me publike qe iu rezervua kete vit Panairit 2019, tek Sheshi i Limanit,- vuri ne dukje Gurma- jane shprehje e qarte e vleresimit ne rritje te ketij eventi nga Bashkia e Sarandes”. Ne shenje mirenjohjeje, Kryetari Gurma beri fotografi te perbashket me pjesemarresit ne Panair dhe uroi qe suveniret e sjella prej tyre te terheqin sa me shume vemendjen e pushuesve. “Uroj qe punet tuaja,-tha ai- te zgjojne interes tek çdo vizitor, per te marre, bashke me mbresat e pushimeve, edhe suvenirin e tyre te pelqyer, shumica e te cilave jane te bera me dore dhe “made in Albania”
.