Moti ditën e sotme parashikohet kryesisht i kthjellët në jug.

Në pjesën e parë të ditës në veriperëndim dhe zonën qendrore parashikohen vranësira të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në pjesën e parë të ditës në veriperëndim do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave, ndërsa në verilindje reshje të dobta në formë pikash. Mjegull në alpe dhe Malësinë e madhe gjatë mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut. Në orët e mëngjesit erë e vrullshme në bregdet e lugina 20m/sek. Gradualisht era në dobësim 1-10m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet 3 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                       

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/24 diell re shi
Kukës 11/22 diell re shi
Lezhë 11/24 diell re shi
Dibër 10/21 diell re shi
Durrës 12/25 diell re
Tiranë 12/27 diell re
Elbasan 12/28 diell re
Berat 10/28 diell re
Vlorë 12/27 diell re
Korçë 11/24 diell re
Gjirokastër 9/28 diell re
Sarandë 13/27 diell re