Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intesitet të ulët deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesdite reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri mesatar, në veri dhe në qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë. Lokalsht reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në veri dhe verilindje në lartësin mbi 700 metra në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1 deri 8 m/s. Përgjatë bregdetit era do të fryjë e vrullshme hera herës 20 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/20 re shi
Kukës 9/15 re shi
Lezhë 11/19 re shi
Dibër 6/14 re shi
Durrës 13/21 re shi
Tiranë 13/20 re shi
Elbasan 11/20 re shi
Berat 9/20 re shi
Vlorë 10/22 re shi
Korçë 7/14 re shi
Gjirokastër 8/19 re shi
Sarandë 13/20 re shi

/e.m/