-Moti i vranët do të mbizotërojë për ditën e martë, intervale të shkurtra kthjellimesh kryesisht në jug të vendit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të cilat do të përfshijnë të gjithë vendin që në orët e para të 24 orëshit me intensitet deri mesatar. Prej orëve të mesditës në jug dhe në qendër reshjet do të jenë me intensitet të ulët, në veri reshjet mbeten me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilinidnje-veriperëndim 1-8 m/s, e cila  përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/19 re shi
Kukës 9/15 re shi
Lezhë 9/20 re shi
Dibër 8/12 re shi
Durrës 11/18 re shi
Tiranë 13/21 re shi
Elbasan 11/21 re shi
Berat 7/20 re shi
Vlorë 11/20 re shi
Korçë 7/14 re shi
Gjirokastër 5/21 re shi
Sarandë 11/20 re shi