/ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti parashikohet i kthjellët me vranësira të lehta përgjatë maleve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1 deri 7m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë era do të jetë përkohësisht e vrullshme deri 15 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/21 diell
Kukës 1/16 diell
Lezhë 6/22 diell
Dibër 1/14 diell
Durrës 8/22 diell
Tiranë 7/24 diell
Elbasan 5/24 diell
Berat 6/24 diell
Vlorë 8/22 diell
Korçë 2/13 diell
Gjirokastër 4/22 diell
Sarandë 8/22 diell