Një të dënuari në burgun 302 në Tiranë dhe 3 të tjerëve në burgun e Fushë-Krujës u është marrë tamponi pas dyshimeve se mund të jenë prekur nga COVID-19. Sipas burimeve tamponët janë marrë ditën e sotme dhe janë në pritje të rezultatit të tyre.

Gjatë ditës së sotme, në raportimin në lidhje me informimin e gjendjes në Shqipëri për COVID-19, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 13 raste pozitive në burgun 313 në Tiranë. Ndërsa te burgu 302 në Tiranë, Florenc Llanaj, ish-nëndrejtori i spitalit të Sarandës i arrestuar në Maj 2019 nga policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge në kuadër të grupit kriminal, kërkoi lirimin pak ditë më parë me pretendimin se ishte prekur por rezultoi negativ.