FINIQ, 10.Prill/ Radio Saranda”/Disa ditë më parë, njerëz të panjohur kane goditur  me thikë gomat dhe më pas kanë prerë edhe kablot e frenave të autovetures se kryetarit te bashkise Finiq, Kristo Kiço.

Në një prononcim për Radion zoti Kiço vuri në dukje se “Para disa ditësh konstatova se ishin çarë gomat e makinës në parkingun pranë banesës. Njoftova policinë dhe u konstatua se ishin care nga disa goditje me thikë.

Pas disa ditëve, kostatova se kavot e frenave të dorës ishin prerë .E denoncova edhe këtë veprim . Procesi është në ndjekje nga organet e hetuesisë. “-tha Kiço.

Lidhur me një vlerësim rreth këtyre veprimeve të qëllimshme kriminale, kryetari i bashkisë Finiq Kristo Kiço u shpreh se “Është hera e parë në jetë që më ndodh kjo , pasi  nuk kam patur konflikte.

 Dua t’ua lë organeve  komptente të bëjnë punën e tyre për të zbardhur këtë ngjarje”-tha ai./

/R-SR//