/SARANDË, 28 Mars-Radio SARANDA/// Pensioni në shtëpi. Si e presin këtë shërbim pensionistët?.

Gjatë këtyre ditëve në  edicionet informative kemi bërë të ditura shërbimet që ofron Filiali i Postës shqipare në Sarandë, në kushtet e pandemisë.. Po c’thonë vetë pensionistët për këtë  shërbim? Ne kontaktuam sot me pensionistin Sofokli Mekshi dhe morëm përshtypjet e tij .

“Unë shkova direct në Postë, shkrova në një fletë identitetin tim , numrin e kartës ID, adresën e saktë dhe për dy ditë pensioni më erdhi në zarf në pallatin time, në lagjen Kodër,(Lagjja Nr.4).”-pohon pensionisti Mekshi.

Sipas tij, “nje pensioniste F.Thoma mori në telefon Filialin të Postës dhe për dy orë  pensioni  i erdhi në shtëpi”,-pohon I kënaqur ng ky shërbim në ditë pandemie, zoti Mekshi në Sarandë.///R-SR///