/18/04/2020//Ndërsa i gjithë vendi është futur në izolim, deri të hënën në mëngjes, pensionistët kishin leje të dilnin dhe shëtisin. Sipas Kryeministri Rama,,deri në orën 11:00 ata do të mund të lëvizin të bëjnë shëtitje dhe të marrin ajër të pastër në natyrë.

Edhe ne Sarande si kudo ne Shqiperi, pensionistet kane shijuar ajrin e paster dhe diellin qe keto dite u ka munguar aq shume.

Vendet e preferuara te  pensionisteve ne Sarande kane qene lulishtja te parku me shatervan “Miqesia”, bulevardi “Hasan Tahsini:dhe  hapesirat  e tjera publike ne lagjet e qytetit.

Atyre u ka munguar shtetitja tradicionale pergjate bulevardit buze detit, ku sot kryehen punimet per shetitoren e re. Por, ata kane pare me kureshtje ecurine e punimeve te kjo shetitore dhe kjo, ka qene edhe tema e dites, numer 2, pas diskutimeve me njeri-tjetrin per koronavirusin qe me se shumti, ata e quajne nje “flame” qe ka pushtuar “gjithe dynjane”..

Pensionistet e Sarandes pergjithesisht dallohen per respektimin e rregullave te shtetit. Ne vitin e mbrapshte 1997 pagesa e ujit dhe dritave nga qytetaret sarandiote ishte ne masen 98 per qind, si askund tjeter ne Shqiperi.

Kjo, edhe fale devotshmerise se pensionisteve, per te qene ne rregull “me shtetin”. /R-SR///