/01/05/2020/ – Mjeku infeksionist, Tritan Kalo thekson se “koronavirusi nuk është prodhuar nga dora e njeriut”.

Duke iu drejtuar fansave të teorive konspirative të Sars-Cov2 / Covid-19, Kalo ka publikuar edhe një pjesë të deklaratës së Shërbimeve Inteligjente Amerikane, të cilët dolën në përfundimin se koronavirusi nuk është prodhuar nga dora e njeriut.

Për fansat e teorive konspirative të Sars-Cov2 / Covid-19. E thonë Shërbimet Inteligjente Amerikane dhe jo unë. Komuniteti i Shërbimeve të Inteligjencës së SHBA ka mbërritur në përfundimin se koronavirusi nuk është prodhuar nga dora e njeriut ose i modifikuar gjenetikisht “……” Ëashington – Komuniteti i inteligjencës amerikane ka përfunduar se koronavirusi ” nuk ishte i manbërë apo i modifikuar gjenetikisht,” por hetimet për origjinën e shpërthimit po vazhdojnë, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) tha të enjten”, shprehet Kalo duke shtuar se “i gjithë Komuniteti i Inteligjencës ka ofruar vazhdimisht mbështetje kritike për politikëbërësit amerikanë dhe ata që i përgjigjen virusit COVID-19, i cili ka origjinën në Kinë,” tha ODNI në një deklaratë”.

“Komuniteti i Inteligjencës gjithashtu ka konsensusin e gjerë shkencor se virusi COVID-19 nuk ishte i manbërë ose i modifikuar gjenetikisht.” (Nga: ” Inteligjenca amerikane thotë koronavirus ” jo i manmade ose i modifikuar gjenetikisht “. Olivia Gazis, CBC New 30.04.2020.)”, citon Kalo.///