//SARANDE, 21 Mars,  Radio SARANDA//  Në një  stinë  të zakonshme pranvere, do të quheshin :”dallandyshet e para të sezonit turistik 2020”, por ka ndodhur ndryshe në këtë 20 dhe 21 mars në opinionin e banorëve në qytetin bregdetar  me dy jahte luksozë njeri prej të cilëve u ankorua në Port .

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali, virusi vdekjeprurës   vrau 793 njerëz të moshave të ndryshme.!

Shumë prej banorëve në Sarandë,  nisur nga situate katastrofike e pasojave të COVID-19  në Itali, Spanjë. Gjermani, e kudo në botë, e kane pare si një rrezik infektimi real, praninë e jahteve me personel shërbimi dhe marinarë të huaj.

Lidhur me shqetësimin e banorëve , autoriteti i sigurise se Portit nëpërmjet një prononcimi për Radion “Saranda” sqaroi  opinionin.

Përgjegjësi i autoritetit  të sigurise në  kete Port,  Sinan Ahmeti  u shpreh  se Jahti  ka pasur nevoje të furnizohet me karburant  pasi ne det  ku ishte  pozicionuar,  pika më e afërt ishte Gjiri i Sarandës. “

Sipas Ahmetit  “Askush nga personeli i jahtit nuk ka zbritur në tokë. Madje edhe  tubacioni I furnizimit me karkurant te jahtit  që u lidh  me autobotet  e kompanisë “Kastratit”në Port,  u dizifektua në pranine e  përfaqësuesve të shëndetësisë dhe sigurisë portuale”///R-SR///