/24/04/2020//  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një bashkëbisedim online me qytetarët se jemi duke pritur për të konkluduar me kryeministrin e Greqisë për punonjësit sezonalë.

I pyetur në lidhje me ata që kanë punët në Greqi, Rama tha se, “jemi duke pritur tani të konkludojmë me kryeministrin e Greqisë për ata që janë punonjës sezonalë. Ndërkohë që për të tjerët do të bëni durim”.

I pyetur në lidhje me masat në pikat e prodhimit, Rama tha se, “në pikat e prodhimit do të ndiqni ekzaktësisht protokollet e sigurisë. Ato që ju kanë dhënë, asnjë më shumë e asnjë më pak”.

I pyetur se kur do të dalin xhiro të rinjtë, Rama tha se, “pak nga pak. Në ato zona që do të happen pak më shumë nga java e ardhshme, do të mund të dalin edhe xhiro, por xhiroja do të jetë vetëm me një tjetër të shoqëruar, ecje në distancë, jo ndalim, jo grumbullim, jo shtrirje nëpër bare, nëpër parqe, jo piknik etj etj”.

Për lokalet e natës, Rama tha se, “nuk do të hapen”./R-SR///