/01/05/2020/ – Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes me një video falenderuese, kryefjalë e së cilës janë punëtorët.

Ndryshe nga vitet e tjera, në fokus të kësaj ditë janë ato profesione të cilat nuk u futën në karantinë për shkak të COVID-19, përkundrazi prania e tyre ka qenë e domosdoshme, një mënyrë kjo për të kuptuar edhe vlerën e vërtetë të disa profesioneve që shumë prej nesh e ka marrë si të mirëqene ekzistencën e tyre, pa i vlerësuar aq sa duhet….policët, shpërndarësit, punonjësit e dezinfektimit, e mbi të gjitha bluzat e bardha.

“Dita e parë e majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike”, e quan kryeministri Edi Rama këtë 1 maj.

” Mirëmëngjes, në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton”, shkruan Rama.