/ATSH/ “Mos lejoni që vështirësitë t’iu mbushin me ankth. Në fund të fundit yjet, shkëlqejnë më shumë gjatë netëve të errëta”, tha sot Kryeministri Edi Rama duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të kushëririt të Profetit Muhamed, Ali Ibn Abi Talib AS, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Shqipëria po përballet me koronavirusin, i shpallur tashmë pandemi botërore nga OBSH, ndërsa krahas masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet shtetërore kanë bërë në vijimësi thirrje për ndërgjegjësim qytetar dhe respektim të rregullave nga të gjithë.//R-SR///