/06/04/2020/ Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi e ka kthyer në një ritual thuajse të përditshëm, zhvillimin e një ‘video-live’ në Instagram ku edhe komunikon me qytetarët lidhur me gjendjen e koronavirusit në vendin e tyre.

I njëjti “ritual” ka ndodhur edhe orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku i ftuar special ka qënë kryeministri Edi Rama. Pas një bisedë të shkurtër lidhur me situatën e vështirë që po kalojnë dy vendet, Renzi surprizoi Ramën me një këngë.

“E di që të pëlqen shumë,”-tha Renzi dhe mënjëherë vendosi këngën e shqiptarit Ermal Meta, me të cilën përfaqësoi Italinë në Eurovizion. Ndërkohë që në sfond luhej “Non mi avete fatto niente”, ish-kreu i qeverisë italiane nuk i rezistoi dot tundimit dhe filloi ta këndonte edhe vetë.

Pasi gjithë “show” mbaroi, Rama u largua nga ‘live’ por jo pa përshëndetur edhe njëherë të fundit Italinë. /tema/R-SR/