-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nëpërmjet një videomesazhi se “sot hyn në fuqi Akti Normativ me forcën e ligjit që përcakton masa speciale për gjithë periudhën e luftës me armikun e padukshëm, duke përcaktuar detyrime ligjore që do të ndihmojnë popullin dhe secilin prej nesh në përballimin e kësaj krize botërore”.

“Reagimi juaj, i tërë popullit, ka qenë fantastik deri tani. Por, megjithëse fillimi i mbarë është gjysma e punës, në këtë rast jemi shumë larg gjysmës dhe prandaj çdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri. Nga e para çdo ditë luftë me veten dhe me zakonet e forta të përdtishmërisë sonë”, tha Rama.Ne, qeveria, shtoi Rama, “po punojmë me të gjitha forcat që të përgatisim çdo hap, të llogarisim çdo skenar, të jemi gati në çdo situatë dhe të kemi gati edhe rrugën e rikthimit në jetën normale sapo lufta të mbarojë”.///R-SR//