Kryeministri Rama ndau video sensibilizuese: “Mos lëvizni nga shtëpia, nëse nuk jeni ndër ata që duhet të shkojnë patjetër në punë”

 “MIRËMËNGJES, s’jam Edi, po janë dy çuna që s’i njoh që e kanë qarë këtë video. Shikojeni dhe mos lëvizni nga shtëpia, nëse nuk jeni ndër ata që duhet të shkojnë patjetër në punë”, tha Rama, duke ndarë videon.

Në përballje me situatën e krijuar nga koronavirusi, Shqipëria ka përshkallëzuar masat, ndërsa apeli i autoriteteve për qytetarët është të qëndrojnë në shtëpi. Deri tani në vend rezultojnë 51 të prekur nga koronavirusi///R-SR///