MILANO, 1 prill /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ishte i ftuari i gazetares Cesara Buonamici në kanalin TG5 për të shpjeguar disa nga arsyet që e shtynë për dërgimin e mjekëve dhe infermierëve në vendin fqinj, ku gjesti ka shkaktuar shumë emocione.

”Na goditën dhe entuziazmuan këto ditë ardhja e mjekëve dhe infermierëve, ndërsa thatë: “Ne jemi të varfër, por kemi memorie të mirë. Mirëmbrëma Kryeministri Rama. Dëgjoni kryeministër, çfarë ju shtyu të bëni këtë gjest memorie drejt italianëve?”, ishte pyetja e gazetares Buonamici.

“Më erdhi natyralisht. Ne jetojmë në Shqipëri, por jetojmë me Italinë, thithim ajrin e Italisë nëpërmjet televizioneve”, ishte përgjigjja e kryeministrit Rama.

“Duke parë ato konferenca funerale me shumë e shumë të vdekur, duke qenë se edhe ne e përjetojmë këtë agresion vrasës, nuk mundeshim më. Ne nuk jemi në gjendje t’i ndihmojmë me të gjitha, por jemi në gjendje t’u demostrojmë solidaritetin tonë, dashurinë tonë dhe sigurisht impenjimin tonë për të qenë aty”, shtoi Rama.

”Nuk është se kemi burime të palimituara, edhe ne kemi këtë frikë se sistemi jonë mund të shpërthejë, por deri tani po ia dalim dhe sa kishim këtë forcë rezervë thamë, përse duhet t’i mbajmë rezervë dhe nuk i dërgojmë atje në front që është shtëpia jonë në fund të fundit”, shtoi ai.

”Mjekët dhe infermierët qe dërguat besoj se e flasin mirë si ju italishten sepse shumë janë formuar në Itali dhe imagjinoj se e flasin mirë si ju?”, ishte pyetja e gazetares.

”Shqiptarët e flasin të gjithë italishten. Gjëja më e bukur është se kur bëmë këto telefonata për të kuptuar se a ishin gati të niseshim të gjithë ishin gati, madje kishte nga ata që nuk u kishin thënë as prindërve. Kemi marrë pak nga leksioni i Nënë Terezës që thotë se: “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Është një qiri që shpresojmë t’i bëjë mirë Italisë, sepse me të vërtetë nuk mund të rrijë secili në dhomë duke menduar që shtëpia nuk do digjet, duke pasur lajme nga ana tjetër që po digjet”, ishte komenti i Kryeministrit Rama.

”Faleminderit Kryeministri Edi Rama. Faleminderit për atë që bëtë dhe për këtë shembull të shkëlqyeshëm solidariteti”, theksoi në mbyllje gazetarja Buonamici.

”Faleminderit! Rroftë Italia, rroftë Shqipëria!”, uroi kryeministri Rama. /os/