Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka shpjeguar përsëri procedurën për marrjen e pasaportës dhe kartës së indetitetit.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale Rama thekson se aplikimi i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës bëhet përmes portalit “e-albania.al”.

Sipas kryeministrit,  qytetarët duhet të paraqiten vetëm 1 herë pranë zyrave të aplikimit, pasi pjesa tjetër bëhet online.

Postimi i Ramës:

?PROCEDURA PËR MARRJEN E PASAPORTËS DHE KARTËS SË IDENTITETIT

?NË PLATFORMËN https://e-albania.al/ GJENI SHËRBIMIN: “APLIKIM I FORMULARIT PËR LËSHIM OSE RINOVIM TË PASAPORTËS”

?NË SMS DHE E-MAIL JU VJEN LINKU PËR TË REZERVUAR DATËN DHE ORËN E TAKIMIT PRANË ZYRËS ALEAT

?JU DO TË PARAQITENI VETËM 1 HERË PRANË ZYRAVE TË APLIKIMIT, PASI FORMULARI DHE REZERVIMI I TAKIMIT DO TË KRYHEN ONLINE

?PROCEDURË E THJESHTË, QË ZGJAT VETËM 2 MINUTA!

?KUJDES! DITËN E TAKIMIT, JU DUHET TË KENI ME VETE KUPONIN E RI PËR PASAPORTË APO KARTË INDENTITETI DHE DOKUMENTET E VJETRA, QË DUHET T’I DORËZONI NË ZYRAT E APLIKIMIT./ Opinion.al