Riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara do ofrohet përmes udhëtimit me itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë.

Nisja do të bëhet më datën 29 prill pasdreke nga Aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) që mbërrin në Romë më datë 30 Prill. Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) arrin në Tiranë po me datën 30 prill në darkë dhe prej andej udhëtërët do të drejtohen menjëherë drejt hoteleve ku do kryhet karantina.

Ambasada e Shqipërisë në SHBA njoftoi sot se, duke marrë shkas nga informacionet mbi vështirësinë e prenotimit të biletave, si edhe për ta bërë sa më të lehtë procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë punuar intensivisht për të bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme. Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Shqipërisë, perfshirë dy javët e qëndrimit në karantine.

Ambasada thekson se shumë nga qytetarët do duhet të kenë nëvojë që të presin dhe biletat e brëndshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur.

Ambasada thekson se për të bërë pronotimet, qytetarët duhet të komunikojnë sa më parë me:

Email : info@globustravelusa.com

Mob : ( 551 ) 265 6279

Mob : ( 914 ) 400-9602

Ambasada shton se, “numri i vendeve është i limituar, prandaj ju lutem shpejtoni”.