Prej muajit mars, bashkia e Sarandës është përfshirë në projetin gjerman të GIZ për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane.
Të premten (15 maj), zv.kryetarja e bashkisë dhe drejtore e turizmit në këtë bashki Lindita Qëndro, e prezantoi projektin e GIZ para nje grupi të biznesit turistik në Ksamil.
Një nga drejtimet e projektit është edhe mbështetja me kontenierë për mbeturinat urbane të cilat do të vendosen në Sarandë e Ksamil.
Në këtë prezantim ishte i pranishëm edhe kreu i bashkisë, Adrian Gurma.
GIZ, Programi Gjerman i bashkëpunimit Ekonomik po mbështet me një project edhe bashkinë e Finiqit.
Koordinatiori shqiptar i projektit të GIZ, Gavrosh Zela tha për Radion “Saranda” se projekti i Finiqit nsi në muajin mars dhe do të shtrihet për 18 muaj.///