Aktualitet Lajme

SARANDA, TANI EDHE ME LLOJIN E TURIZMIT SPORTIV.

SARANDE, 09 Mars/Radio Saranda/ I zhvilluara mw 7 mars ne stadiumin “A. Lapa”, takimi i veteranëve te futbollit nga Saranda, Vlora dhe Korfuzi fqinj (Greqi), një nismw e kryebashkiakut Adrian Gurma; duket se ky zhvillim sportiv, do të shdërrohet në një event të përvitshëm, duke nxitur edhe llojin turizmit sportiv në qytetin bregdetar.

Vetë Gurma.theksoi së fundi se këtë “Event do ta kthejmë ne traditë dhe destinacion jo vetëm sportiv, por edhe turistik të Sarandës.”

Sipas kreut të bashkisë bregdetare, “Veteranët e ekipeve të futbollit të Flamurtarit, Korfuzit e Sarandës, i dhanë jetë turneut miqësor”Legjendat” në stadiumin e qytetit,që ka ndyshuar pamje falë investimeve nga kontributi i çmuar i bisnesit vendas.
Ekipi i Flamurtarit ka qenë fituesi I trofeut të ri ”Legjendat”. Sipas kryetarit të bashkisë “fituesi i madh ishte miqësia”. //R-SR//