/23/04/2020// 72-vjeçari i arrestuar Barjam Tusha e ka pranuar krimin para uniformave blu, por ka thënë se marrëdhënia seksuale ka qenë me dëshirë dhe se e mitura e ka provokuar.

Ndërkohë bazuar në dëshminë e të miturës para policisë abuzimi dyshohet të ketë nisur 3- 4 vite më pare kur ajo ishte 13 vjeç. E mitura ka treguar se bashkë me familjen ka jetuar për disa vite në shtepinë e Tushes me qira derisa ndërtuan shtëpine e tyre po në të njëjtën lagje.

Kjo bëri që familja e saj të kishte marrëdhënie të mira me 72-vjeçarin. Duke qenë se ai jetonte vetëm prej vitesh dhe fëmijët i kishte në emigracion familja e çonte 17-vjeçaren që të shkonte në shtëpinë e Barjam Tushes ‘i gatuante dhe t’i pastronte herë pas here.

Në keto raste ai ka abuzuar me të miturën, ndërsa kjo e fundit nuk tregonte sepse i vinte turp.

Kohët e fundit 17-vjeçarja ka nisur një histori dashurie me një moshatar të saj të cilit ia tregoi se herë pas here Barjam Tusha kishte abuzuar seksualisht me të. Djali e bindi që ta denonconte në Polici ngjarjen.///R-SR///