SARANDË, 06 Prill, Radio “Saranda”//Këshiltarë bashkiakë të Sarandës i janë pëgjigjur sot thirrjes të spitalit për të dhuruar gjak .

Këshilltari , Gjergji Imeraj, (avokat), kryetar I grupit socialist të këshilltarëve sapo doli nga mjedisi ku dhuroi gjak  tha për Radion “Saranda”se “Më vjen mirë që këshilltarët bashkiakë, u paraqitën këtu për të dhuruar gjak dhe për të treguara humanizmin e tyre  sipas thirrjes që drejtori e Shërbimit Spitalor bëri në mediat lokale një ditë  më parë “

Për  këshilltarin Sinan Ahmeti,.” Të dhurosh sot gjak, është të shpëtosh një jetë njerui. Jam I kënaqur që kolegët e mi këshlltarë po paraqiten duke  treguar gadishmërinë e tyre humane”.

Thirrja për të dhuruar gjak në Sarandë, u bë publike  dy ditë më parë pasi drejtori I Shqërbimit Spitalor të Sarandës iu drejtua mediave lokale me një thirrje  publike për dhurim gjaku në ndihmë të fëmijëve talasemikë të Sarandës.///R-SR//