SARANDË, 19 Mars -Radio Saranda/// Një numër mjekësh dhe infermierësh ,sot në pension në Sarandë, kanë shprehur dëshirën për t’u angazhuar si vullnetarë pranë kolegëve të tyre ne institucionet ne vijen e pare te  shëndetit publik në qytetin bregdetar.

Burime zyrtare nga  këto instiotucione  bënë të ditur sot për Radion “Saranda” se “Mjekët dhe infermierët në pension kane kontaktuar dhe janë paraqitur vetë  në DREJTORINE E SHERBIMIT SPITALOR për të ofruar angazhimin e tyre konkret pranë kolegëve të bluzave të baradha në çdo pozicion që do të gjykohet si i dobishëm”.

Rasti i vullnetarëve të sektorit të shendetit publik në Sarandë  është mirëpritur me optimizëm nga punojësit e vijës së parë të ketij sektori.

Vullnetarët e shëndetit në Sarandë u bashkohen kështu   dhjetra e qindra rasteve në kolegëve të tyre në Tiranë dhe  qytete të tjera të vendit, për t’iu përgjigjur  emergjencave që diktohen  nga situata për të menaxhuar sa më mirë problematikat nga koronavirusi ne vendin tonë dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.///R-SR///