/SARANDE, 02 Prill-Radio “SARANDA”// Zyrtaret garantojne banoret ne Sarandë së rreziku i hyrjes së COVID-19  në qytet nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës,e vetmja pike e mbetur e hapur me vendet e tjera, është minimal.

Konfirmimit nga zyrtarët e shëndetësisë iu bashkua sot edhe kreu I bashkisë Adrian Gurma (mjek ne profesion).

Gurma vuri në dukje se ne Pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës ushtrohen kontrolle të  sigurta shëndetësore dhe plotësohen kartelat personale për cdo shtetas që hyn në vendin tonë nga kjo pikë tokësore .

Aio përmëndi se “Porta tjetër më botën e jashtme, ajo detare në Portin e qytetit,  tashmë është e mbyllur për cdo aktivitet hyrje-dalje, ekonomik ose tristik me jashtë”.

Vetëm pak ditë më parë në qytetin bregdetar u ngrit një shqetësim lidhur me praninë  e dy jahteve të huaj  luksozë të ankoruar në Gjirin e  Sarandës dhe friken e mundesise se ndonje te infektuari me COVID-19 nga ekuipazhet e tyre.

Por, pasi njeri prej jahteve u furnizua me karborant  te dy u largua nga brigjet shqiptare//